Bashkimi merr në “fole” lojtarin më të mirë të ligës maqedone

Robert Rikic është “portokall-e-zi”.
Bashketbollisti që pati përformancën më të mirë në sezonin e kaluar në ligën maqedone, i është bashkuar KB Bshkimit, raporton Indeksonline.
34-vjeçari luajti me Rabotniçkin e Maqedonisë, duke u shpallur lojtar i vitit dhe qendra më e mirë e ligës.
Sezonin e kaluar, kroati pati mesatare prej 15.4 pikësh dhe 9.2 kërcimesh.
Përvoja e tij në basketboll shtrihet mes Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, Çekisë e Maqedonisë./Indeksonline/