75 Mall Live Search
21:03 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Bashkimi në gjysmë-finale të ‘Play Off’-it, Rahoveci barazon serinë

Klubi i Basketbollit, Bashkimi ka arritur ta mposht Trepçën me rezultat 86-88 duke u kualifikuar për në gjysmë-finalen e ‘Play Off’-it.  

‘Arpagjikët’ fituan serinë dhe arritën që të bëjnë një hap të madh drejt titullit.

Rahoveci ka arritur të shënoi një fitore të rëndësishme kundër Prizrenit. Ata mposhtën klubin nga Prizreni me rezultat 72-76, duke barazuar serinë në 1-1.

Fituesi i serisë mes Prizrenit dhe Rahovecit në gjysmë-finale do të takohet me Yllin, ndërsa Bashkimi do të luaj kundër Prishtinës./Indeksonline/