Bashkimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Miamit
Bashkimi është bërë aktive në orët e fundit.
Skuadra nga Prizreni, pas transferimit Malcolm Armstead nga Peja, sot ka bërë edhe një përforcim të ri, shkruan IndeksOnline.
Bëhet fjalë për ish-basketbollistin e Miami Heat, Ike Nwamu.
32-vjeçari është zyrtarizuar te Bashkimi.
Nwamu së fundi ishte pjesë e skuadrës turke, MKE Ankaragucu./IndeksOnline/

