Bashkimi përforcohet me basketbollistin amerikan, paralajmëron edhe një tjetër transferim

KB Bashkimi ka njoftuar se ka transferuar basketbollistin amerikan, Kendrick Thompson derisa njofton se së shpejti do të transferoj edhe një tjetër basketbollist.
Thompson luan në pozitën 2 dhe është 191 cm i gjatë. Ai ka luajtur në kolegjin amerikan Northeastern State, me mesatare prej 16.07 pikëve për ndeshje, dhe së fundi në Gjeorgji me skuadrën Olimpi, ku ka pasur mesatare prej 14.63 pikëve për ndeshje.
25 vjeçari do ta zëvendësojë amerikanin Avi Toomer, i cili është larguar nga skuadra, shkruan Indeksonline.
Së shpejti klubi do të bëjë një përforcim tjetër në vend të qendrës Immanuel King, i cili për shkaqe familjare është kthyer në ShBA.
Ky është njoftimi i klubit:
ENDRICK THOMPSON në KB BASHKIMI
Skuadrës sonë i bashkohet përforcimi më i ri, basketbollisti amerikan Kendrick Thompson.
Thompson luan në pozitën 2 dhe është 191 cm i gjatë. Ai ka luajtur në kolegjin amerikan Northeastern State, me mesatare prej 16.07 pikëve për ndeshje, dhe së fundi në Gjeorgji me skuadrën Olimpi, ku ka pasur mesatare prej 14.63 pikëve për ndeshje.
25 vjeçari do ta zëvendësojë amerikanin Avi Toomer, i cili është larguar nga skuadra, ndërsa së shpejti do të kemi edhe një përforcim tjetër në vend të qendrës Immanuel King, i cili për shkaqe familjare është kthyer në ShBA.
Thompson në rast të kompletimit të dokumentacionit me kohë, pritet debutojë qysh në ndeshjen e nesërme kundër Pejës.