Bashkimi përforcohet me fundorin Isaiah Cousins

Klubi i basketbollit Bashkimi i ka përforcuar radhët e veta për sezonin e ri.
Prizrenasit kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale se e kanë angazhuar basketbollistin amerikan, Isaiah Cousins, shkruan “Gazeta Express”.
Fundori zbarkon në Prizren pas një sezoni pozitiv që e kaloi në Sllovaki tek Inter Bratislava, ku e pati një mesatare prej 18,4 pikësh për ndeshje, ndërsa ishte edhe MVP i ligës ENBL.
Klubi Portokalli i ka uruar mirëseardhje basketbollistit amerikan, derisa prizrenasit synojnë të sjellin edhe përforcime të reja në mënyrë që ta kenë një sezon sa më pozitiv.