75 Mall Live Search
22:34 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / Gj Sh

Bashkimi prezanton transferimin e pestë të huaj

Skuadra basketbollistike, Bashkimi po vazhdon të përforëcohet për sezonin e ri.

Nënkampioni i Kosovës ka bërë transferimin e pestë të huaj deri më tani, shkruan IndeksOnline.

Skuadra prizrenase ka nënshkruar me basketbollistin amerikan, TJ Bickerstaff.

Bickerstaff, 206 cm i gjatë, vjen pas një sezoni mbresëlënës me Payabl EKA AEL Limassol në Qipro, ku regjistroi mesatarisht 16.2 pikë, 11.2 kërcime dhe 1.7 asistime për ndeshje, me 54.7% saktësi nga fusha.

Me energjinë, përvojën dhe aftësitë e tij, TJ pritet të jetë një shtyllë e fortë për skuadrën e Bashkimit në sfidat e ardhshme./IndeksOnline/