75 Mall Live Search
21:53 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / C E

Bashkimi shënon fitore kundër Vëllaznimit

Bashkimi ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Shani Nushi” përfundoi me rezultatin 76:84.

Fisnik Rugova me 20 pikë dhe Fahro Alihodzic me 17 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e prizrenasve.

Kurse, te gjakovarët u dallua Anthony Adger me 16 pikë.

Bashkimi pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, me pikë të njëjta me Vëllaznimin që është i pesti.