Bashkimi shpallet superkampione e Kosovës
Klubi i basketbollit të femrave, Bashkimi është shpallur superkampion i Kosovës.
Vashat nga Prizreni kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 83-70 në ndeshjen e zhvilluar në Rahovec, shkruan Indeksonline.
Më të dalluarat në këtë humbje të Prishtinës sonte ishin Danisha Shaw, ish-basketbollistja e Bashkimit, me 31 pikë, 9 kërcime e 2 asistime dhe Irma Konjusha me 13 pikë (vetëm 2 pikë në pjesën e dytë), 4 kërcime e 4 asistime, kurse te Bashkimi katër lojtare shënuan pikë dyshifrore.
Më të dalluarat ishin Khadija Brown me double-double prej 32 pikëve, 17 kërcimeve e 1 asistimi dhe Aisha Muhamed gjithashtu me doubledouble prej 18 pikëve e 12 kërcimeve e 3 asistimeve, ndërkohë pikë dyshifrore patën edhe Arbnore Përquku (15) dhe Saranda Daci (12).
Ky është titulli i parë i trajnerit Saglik si trajner i Bashkimit, derisa të dyja skuadrat që u përballen sonte, pritet të jenë rivale të njëra-tjetrës edhe në luftë për titullin kampionin në sezonin e ri që nis shumë shpejt. /IndeksOnline/
