75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Bashkimi shuan kureshtjen, zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Alvisa

Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti më i preferuar i publikut në sezonin e dytë në “Për’puthen”.

Pas daljes nga programi, dyshja kaluan vetëm disa ditë bashkë dhe më pas vendosën t’i japin fund njohjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Ka pasur pyetje të shumta nga fansat për të kuptuar se cila ishte arsyeja që e çoi këtë lidhje drejt ndarjes.

I ftuar së fundmi në “Kosovë Show”, Bashkimi ka zbuluar arsyet e ndarjes duke thënë se ishin disa gjëra të vogla që u bënë të mëdha ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me Alvisën.

Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marr shumë komente. Kam preferuar që më mirë mos të kemi kontakte”, tha ai./Indeksonline/