Bashkohen dy ‘rivalët’ e LDK-së, i pajton Imri Ahmeti!
Rrahja me karrige në degën e tretë të LDK-së ishte mollë sherri që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, dy kandidatët për kryetar, mos t’i flasin njëri tjetrit.
Madje, Borovci kishte akuzuar drejtpërsëdrejti kundër-kandidatin e tij, rreth përleshjeve me karrige në lagjen Mati.
Mirëpo, disa javë pas kësaj ngjarje, del një “Anton Qetë” që i pajton dy figurat e rëndësishme të LDK-së.
Bëhet fjalë për Imri Ahmetin, kryetarin e qytetit të Lipjanit dhe degës së LDK-së në këtë komunë.
Gjatë zgjedhjeve të kësaj dege, Ahmeti kërkoi që Abrashi dhe Borovci t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri tjetrit.
Indeksonline ua sjellë foto:

