75 Mall Live Search
21:15 / E Diele, 30 Tetor 2022 / AR

Bashkohen Mahmut Ferati e Shyhrete Behluli

Vite më parë, Mahmut Ferati e Shyhrete Behluli kanë sjellë krijime muzikore fantastike por që ka kohë që nuk kanë lansuar ndonjë projekt së bashku.

Për adhuruesit e muzikës së tyre, ka një lajm të mirë.

Në llogarinë në Facebook, këngëtari Mahmut Ferati ka publikuar dy imazhe nga xhirimet e Vitit të Ri, ku njërin e solli bashkë me këngëtaren Shyhrete Behluli ndërsa tjetrin imazh vet.

Duket se dyshja janë bashkuar sërish për hite të reja të cilat do t’i dëgjojmë për festat e fundvitit./Indeksonline/