12:25 / E Enjte, 19 Nëntor 2020

Bashkohu në diten e parë të Konferences virtuale ‘Diaspora Flet 2020’

Sot, nga ora 15:00 fillon konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga GERMIN dhe Globa Albanians Foundation me qendër në SHBA, e cila ka për qëllim të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.


24 sesione virtuale, 9 folës kryesor dhe një program prej 25 orëve do trajtojnë praktikat globale dhe ndërlidhjet mes diasporës dhe vendeve amë në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset,
investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi.Hapja e konferencës sot do të bëhet me një bisedë të përqendruar nga ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli (Udhëheqëse e Departamentit të Nismave Strategjike në
qendrën “George C. Marshall), e cila do të flasë më shumë për rolin e saj diplomatik dhe mbështetjen e kauzave të rëndësishme shoqërore.

Pjesë e sesioneve do jetë edhe fotografi&filantropi i njohur shqiptar,
Fadil Berisha, së bashku me modelen dhe filantropen, Emine Cunmulaj, dhe sporanon operistike, Ermonela Jaho.

Nga ora 20:00 do të zhvillohet një bashkëbisedim me ambasadorët amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht Znj. Yuri Kim dhe Z. Philip Kosnett. Ky panel do të moderohet nga Behar Xharra, sipërmarrës i ri në Uashington DC, SHBA, njëherit bashkë-themelues i GERMIN.

Për pjesëmarrësit e interesuar, biletën për të qenë pjesë e Konferencës mund të blihet duke klikuar në vegzën https://www.accelevents.com/e/DiasporaFletGlobAL2020.

Të gjitha shitjet e biletave dhe sponzorizimet janë 100% donacione për organizimin e konferencës dhe misionin e organizatës për të zhvilluar programe për afrimin e diasporës me vendin amë.
Kjo Konferencë nuk do ishte e mundur pa partnerët dhe donatorët e Germin dhe GAF të cilët bënë të mundur organizimin e ngjarjes, Raiffeisen Leasing Kosovo, The deutsche gesellschaft für internationale
zusammenarbeit (GIZ), KFOS, The Networking Institute, Think B Agency, EasyPay Albania, Ipko Foundation, USAID, ODA e.V. Hamburg, UraCult e.V., etj. Partneret Medial të Konferencës janë, RTK, Telegrafi, Albinfo, Gazeta Express, IndeksOnline, Dritare, ProIntegra, Business Magazine dhe Dua.com.

Rreth agjendes, pjesëmarrësve dhe detajeve të tjerave rreth Konferencës klikoni vegzën: https://germin.org/diaspora-flet/sq/, ndërsa rreth detajeve të tjera të Konferecës do ju mbajmë të informuar.