11:07 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Basisti i ‘3 Doors Down’ në telashe me drogë dhe armë

Një nga anëtarët themelues të grupit rock 3 Doors Down është kthyer në burg pas armëve dhe drogës që janë gjetur në shtëpinë e tij në Misisipi.

Sheriffi i qarkut Jackson Mike Ezell, në një njoftim për shtyp, tha se 46 vjeçari Todd Harrell, basisti i grupit, u arrestua të premten në shtëpinë e tij në Shën Martin. Nuk dihet nëse ka një avokat, transmeton Indeksonline.

Ai tani po ballafaqohet me akuzën e posedimit të një arme zjarri dhe një akuzë kundërvajtëse për posedim të një substance të kontrolluar dhe dhunës në familje.
Harrell më parë ka shërbyer dy vjet në burg për shkaktimin e një aksidenti vdekjeprurës në vitin 2013 në Nashvill./Indeksonline/