15:47 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Basit Khalid shihet në Prishtinë, a po kthehet në futbollin kosovar?

Sulmuesi i njohur që luajti për disa vite te Prishtina, Basit Khalid ndodhet në Kosovë. Ai është parë sot në kryeqytet së bashku me ish-bashkëlojtarin, futbollistin aktual të Prishtinës, Mankenda.

Por, vizita e Khalid mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër. Kjo pasi që sulmuesi afrikan nuk po kalon formë aspak të mirë te Teuta e Durrësit dhe është lidhur me rikthim në futbollin kosovar.

Mbetet të shihet nëse Khalid mund të bisedojë me ndonjë skuadër kosovare rikthimin në Superligën e Kosovës./Indeksonline/