20:43 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / G T

Basketbollisti i Bashkimit ra pa ndjenja gjatë ndeshjes

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësore dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë, duke e larguar me barrelë nga palestra dhe janë duke i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse pritet të dërgohet në Spitalin e Prizrenit për ekzaminime shtesë.