Basketboll/ Franca shokon ShBA-në, amerikanët i nisin me humbje Lojërat Olimpike

Kombëtarja e ShBA-ve në basketboll ka pësuar humbje nga Franca në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike.
Franca ka arritur të shënoj fitore me rezultat 83-76 ,transmeton Indeksonline.
Lojtari më i mirë tek Franca ishte Fournier me 28 pikë, kurse tek ShBA-të shkëlqeu Holiday me 18 pikë.
Përkundër që kombëtarja amerikane është e mbushur me yje, nuk arriti të fitoi ndeshjen e parë.
Franca në ndeshjen e ardhshme do të luaj kundër Çekisë, kurse ShBA-të do të luajnë kundër Iranit./Indeksonline/