Basketboll/ Mësohen dy skuadrat e para gjysëmfinale të Kupës së Kosovës
Janë mësuar dy skuadrat e para gjysëmfinaliste të Kupës së Kosovës në basketboll.
Kampioni në fuqi, Trepça e ka fituar përballjen e dytë ndaj G.E Yllit me rezultat 76:88 dhe ka kaluar në gjysmëfinale, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë 99:102, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga kryeqyteti, Bora është gjysëmfinalistja tjetër, e cila fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj skuadrës së Rahovecit 029.
Prishtinasit fituan në Rahovec me rezultat 62:71./IndeksOnline/

