Basketboll: Sot zhvillohen dy ndeshje interesante

Sonte zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit të Kosovës.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 13-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja do të jetë në Palestrën e sporteve ”Sezai Surroi” në Prizren, ku Proton Cable Prizreni është nikoqire e Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00
Përballja e fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut.
Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit kanë një fitore e 11 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e pestë.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/
