75 Mall Live Search
18:58 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Basketboll/ Superliga e Kosovës, befasi në rezultate

Kanë përfunduar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll. Dy ndeshjet sollën befasi të rezultateve.

Skuadra e Rahovecit u mposht në shtëpi nga Z-Mobile Prishtina me rezultat 75-93, shkruan IndeksOnline.

Fitore në këtë xhiro arriti edhe Prizreni, që po befason këtë sezon. Ponte mposhti 89-81 ekipin e Pejës.

KB Prizreni mbetet në pozitën e parë. Rahoveci në të dytin, kurse Peja në të tretin.

Sonte zhvillohet edhe një ndeshje, ku skuadra e Bashkimit pret në shtëpi atë të Vëllaznimit./IndeksOnline/