75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / L K

Basketbollisti amerikan del me njoftim se për ç’arsye u largua nga KB Peja

Jacob Calloway edhe zyrtarisht nuk është më basketbollist i KB Pejës. Basketbollisti amerikan ka dalur më një mesazh për largimin nga skuadra kosovare.

“Dua t’iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im.
Reagova më shumë se ç’duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë.
Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t’i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë.
Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët. Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje.
Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia” ka shkruar Calloway në njoftim.

KB Peja është shumë afër të arrij marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollit Jacob Calloëay./Indeksonline/