75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Gj. Sh

Basketbollisti amerikan dyshohet për përfshirje në baste sportive të paligjshme në NBA

Basketbollisti amerikan, Terry Rozier dyshohet se është përfshirë në baste sportive të paligjshme në NBA.

30-vjeçari shtë përfshirë në një aferë të paligjshme të basteve sportive në vitin 2023, ndërsa luante për Charlotte Hornets, shkruan IndeksOnline.

Pasi hetimi nga NBA ishte i pasuksesshëm ndaj basketbollistit të Miami Heat, çështja tani po hetohet nga prokurorët federalë në Nju Jork.

Ai dyshohet se ka manipuluar paraqitjet e tij teksa luante për Charlotte Hornets. Hetuesit po shikojnë më nga afër ndeshjen e ekskluzivitetit kundër New Orleans Pelicans, e cila u luajt natën e 23 deri më 24 mars 2023. Atë natë, kur një numër i pazakontë bastuesish do të kishin vënë baste mbi statistikat e tij, Terry Rozier u largua nga ndeshje pas 10 minutash, zyrtarisht për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë, raporton Daily Mail.

Lojtari i Miami Heat është në çdo rast objekt i një hetimi nga prokurorët federalë në Nju Jork.

Fati i Rozier mund të jetë i njëjtë me atë të Jontay Porter, ish-lojtarit të Toronto Raptors, i cili u përjashtua përgjithmonë nga NBA, disa muaj më parë./IndeksOnline/