75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Basketbollisti amerikan ndan rrugët me KB Pejën

Klubi kampion i Kosovës në basketboll, Peja ka ndarë rrugët me basketbollistin, Tervell Beck.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi pejan përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Tervell Beck kontribuoi për Pejën që nga muaji gusht, sidomos në ndeshjet e FIBA Europe Cup.

“Klubi e falënderon për të gjitha dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!”, thuhej ndër tjera në njoftim.