20:24 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Basketbollisti Edon Maxhuni transferohet në Holandë

Basketbollisti Edon Maxhuni është transferuar të ekipi ”Heroes Den Bosch” në Holandë.

23 vjeçari në edicionin e fundit luajti të skuadra estoneze ”Parnu” me një mesatare prej 17.3 pikë për ndeshje.

Maxhuni me ekipin ”Parnun” u shpallën nën-kampionë të elitës së Estonisë, derisa në fund të edicionit ai hyri në pesëshen më të mirë të stinorit atje.

Me ekipin e Den Bosch, në edicionin e ri do të luajë në ligën vendore, FIBA Europe Cup dhe në ligën e përbashkët që nis këtë sezon në mes të Holandës dhe Belgjikës.

Kujtojmë se Maxhuni është edhe reprezentues i rregullt i kombëtares së Finlandës.