Basketbollisti i NBA arrin peshën trupore 140 kilogramë!

Basketbollisti i NBA, Zion Williamson është sportisti më me peshë në ligë. Qendra e New Orleans Pelicans ka arritur peshën prej 140 kilogramëve.

Williamson është vetëm 21 vjeçar por që ka shtuar kilogramë te tepërta pas një lëndimi që ka pësuar muaj më parë.

Ai është kthyer në stërvitje, por me këto kilogramë zor se mund të kthehet në parketin e NBA.

Williamson llogaritet si një nga qendrat më perspektive në NBA dhe ekspertët kishin parashikuar se do ta dominojë mbrojtjen në vitet e ardhshme./Indeksonline/