Basketbollisti i NBA-së, Niederhauser viziton Granit Xhakën në kampin e “Helvetikëve”
Kombëtarja e Zvicrës sot kishte një vizitor në stërvitje.
Ishte basketbollisti i famshëm i NBA-së, Yanic Konan Niederhauser, shkruan Indeksonline
Ai u takua me të gjithë lojtarët, derisa kapiteni, Granit Xhaka ia dhuroi një fanellë të “Helvetikëve”.
Niderhauser ka lindur në Bern të Zvicrës dhe tani luan në Amerikë te skuadra e Los Angeles Clippers.
Kujtojmë që Zvicra në dy ndeshje deri tani ka grumbulluar katër pikë, kurse ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Bosnjës./Indeksonline/

