23:47 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Basketbollisti i njohur i blen shtëpi familjes së George Floyd që u vra nga policët në ShBA

Basketbollisti i njohur, Kyrie Irving ka bërë një vepër humanitare.

Ai i ka blerë një shtëpi familjes së George Floyd, i cili u vra nga policët në ShBA gjatë arrestimit, transmeton Indeksonline.

Kyrie Irving bought a house for George Floyd's family: Stephen Jackson -  New York News Times

George Floyd ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, i cili ndërroi jetë pasi një oficer policie në Minneapolis i mbajti frymën duke e shtrënguar në qafë me gju, për më shumë se tetë minuta.

Për shkak të këtij rasti, shumë protesta pati në ShBA kundër racizmit. Po ashtu në ligën e basketbollit NBA pati protesta kundër policisë për këtë veprim./Indeksonline/