75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Basketbollisti i Sigal Prishtinës ftohet nga kombëtarja e Britanisë së Madhe

Sigal Prishtina është një nga klubet kosovare të basketbollit e cila ka mjaftë cilësi në ekipën e saj.

E kjo gjë po vërtetohet edhe me ftesat që po i marrin lojtarët e tyre për të luajtur për kombëtare, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi Edmond Azemi, Fisnik Rugova, Mikaile Tmusic dhe Meriton Ismajli janë ftuar në përfaqësuesen e Kosovës.

Kurse basketbollisti Fahro Alihodzic është ftuar në përfaqësuesen e Britanisë së Madhe.

Këto ftesa tregojnë që këta basketbollist me të vërtetë janë mjaftë kualitativ./Indeksonline/.

Fotografia e KB Prishtina
Fotografia e KB Prishtina