75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Basketbollisti serb më i miri te kundërshtarët e Prishtinës

Prishtina sot ka mësuar kundërshtarin për fazën e eliminimit direkt të FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare do të përballet me italianët e Pallancestro Varese, shkruan Indeksonline.

Ata aktualisht janë në vendin e shtatë në ligën elitare të basketbollit italian dhe drejtohen nga trajneri vendas Attilo Cala.

5 lojtarët aktiv në formacionin e parë të ekipit janë katër amerikanë dhe një serb. Ronald Moore, Tyler Cain, Thomas Crubb, Dominique Archie dhe Aleksa Avramovic.

Aleksa Avramovic është basketbollisti me statistikat më të mira me, 16 pike, 3.2 kërcime si dhe 3.3 asistime për ndeshje. /IndeksOnline/