75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

Basketbollisti serb ndalohet në kufi për shkak se ngriti tre gishta gjatë ndeshjes në Kroaci

Basketbollisti i FMP-së së Beogradit, Filip Barna, u ndalua në pikën kufitare të Bajakovës në Kroaci derisa po përpiqej të hynte në Kroaci nga Serbia, raportuan mediat serbe.

Konkretisht, ndalimi i tij ndodhi për shkak të procedurave për kundërvajtje kundër tij, të cilat filluan në prill.

Gjatë ndeshjes midis Splitit dhe FMP-së, të luajtur në mes të prillit, Barna, duke festuar pikët e shënuara, ngriti tre gishta, gjë që shkaktoi reagim nga publiku.

Për rastin, u iniciua një rast tani nga autoritetet kroate.

Siç raportojnë mediat në rajon, Barna duhej të paguante një gjobë prej 550 eurosh për të vazhduar udhëtimin, gjë që ai e bëri./Indeksonline/