Basketbollisti shqiptar shkëlqen me Turqinë, fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës U17

Talenti 17-vjeçar, Rrezon Elezaj me preardhje nga Radafci i Pejës ka fituar medaljen e bronztë me Kombëtaren e Turqisë në grupmoshat e reja.
Turqia fitoi me rezultatin e thellë 101-78 ndaj Zelandës së Re dhe kështu siguruan medaljen e bronztë, shkruan Indeksonline

Elezaj bëri një super paraqitje duke realizuar tetë pikë, gjashtë bllokime, dy asiste dhe 5 “rebond”.
Në anën tjetër, vendin e parë në Kupën e Botës për grupmoshat U17 e zuri Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi në finale mposhti 129-88 Kombëtaren e Italisë U17.
Kujtojmë që Turqia ishte afër finales, por në gjysmëfinale u mposht nga italianët me rezultatin 90-63./Indeksonline/
Rrezon Elezaj me preardhje nga Radafci i Pejës ka fituar medaljen e bronztë me Kombëtaren e Turqisë në grupmoshat e reja. 🏀 pic.twitter.com/ry2bwKuEsU
— IndeksOnline (@IndeksOnline) July 7, 2024