75 Mall Live Search
19:46 / E Premte, 24 Qershor 2022 / Gj. Sh

Basketbollistja e Kosovës pritet nga Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim Edona Thaqin, basketbollisten tonë që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfaqësuar për herë të parë Kosovën.

Kryeministri ka folur me admirim për përkushtimin e basketbollisteve tona dhe ka uruar që rasti i ardhjes së Edonës, të jetë vetëm fillimi i kthimit të talentëve për të përfaqësuar vendlindjen e tyre.