01:56 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Basketbollistja e njohur kosovare i bashkohet AAK-së

Basketbollistja e njohur nga Rahoveci, Arbnora Sokoli ka aderuar në AAK. Lajmin e ka konfirmuar i pari i komunës në Rahovec, Smajl Latifi.

“I urova mirëseardhje Arbnora Sokolit, e cila nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Znj. Sokoli është sportiste e shquar në Rahovec si dhe mësimdhënëse e Edukatës Fizike.

Ndihem shumë mirë kur programi i AAK-së tërheq njerëz të profilit të tillë, një dëshmi kjo se Aleanca është në rrugën e duhur” shkruan Latifi në njoftim.