15:31 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Basri Sejdiu zgjidhet drejtor i SHSKUK-së

Basri Sejdiu është zgjedhur drejtor i Shërbimit Klinik Universitar dhe Spitalor të Kosovës.

Kështu thonë burimet e Indeksonline të afërta me procesin e përzgjedhjes.

Sejdiu deri tani ka qenë ushtrues detyre, ndërsa nga sot është emëruar drejtor.

Kandidatë në këtë garë kanë qenë gjithsej katër persona, ku Sejdiu ka marrë më së shumti poena.

Të hënën pritet të mblidhet bordi dhe ta miratoi zgjedhjen e Sejdiut në krye të SHSKUK-së./Indeksonline/