75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Bastet na “injorojnë” fuqishëm ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare u ka dhënë fund përgatitjeve për duelin me Spanjën. Sfida ndaj iberikëve është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve në rrugëtimin e tyre në Euro 2024.

Madje “Furia e Kuqe” ka në dorë fatin e kombëtares tonë në Gjermani, me kuqezinjtë që kërkojnë fitoren ndaj spanjollëve për të kaluar na fazën tjetër të këtij turneu. Skuadra e Luis de la Fuente ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” si e para e grupit B dhe në këto kushte tifozët shpresojnë që spanjollët të mos luajnë me “arsenalin” e rëndë ndaj nesh.

Diferencat sigurisht janë të mëdha, por kuqezinjtë nuk i ndal asgjë për të shpresuar dhe ëndërruar deri në fund se mund të jenë pjesë e 16-të ekipeve më të mira të Euro 2024. Të gjithë janë optimistë se ndaj Spanjën do të shkruajmë historinë, por pavarësisht dëshirës tonë bastet na “shuajnë” shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Kështu fitorja e Spanjës kuotohet me 1.4, ndërsa barazimi me 4.7. Një fitore e mundshme e Shqipërisë që do të ishte historike vlerësohet me 7.5.