Bastet parashikojnë verë të “çmendur” në transfere, De Gea, Eriksen, Suso, Isco, De Ligt…
Bastoret e famshme botërore janë goxha të sakta në parashikimet e tyre për transferime.
Bazuar në kuotat e vëna, kompanitë më të mëdha të basteve po paralajmërojnë një verë të “çmendur” në transfere.
Sipas bastoreve, De Gea do të transferohet te Juventusi. Real Madridi pritet të transferojë Suson e Christian Eriksen.
Juan Mata pritet të kalojë te Barcelona, ndërsa Liverpool do të marr Fekir.
Isco raportohet se do të jetë “bomba” e Chelseat, ndërsa PSG do të nënshkruaj me De Ligt e Alexis Sanchez.
Lucas Hernandez është tejet favorit për tu bashkuar me Bayern Munchen, kurse Banega te Arsenal./Indeksonline/