Bastien Toma bie në karrierë, ja ku do të luaj në këtë edicion

Mesfushori shqiptar, Bastien Toma do të luaj në një kampionat të ri. 23 vjeçari ka vendosur të kthehet në Belgjikë pas huazimit te Pacos Ferreira.
Toma që është futbollist i Genk do të luaj në ligën e dytë të Belgjikës me skuadrën B, Jong Genk në Challenger Pro League.

Toma në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022 kishte regjistruar 31 paraqitje me Genk, por që nuk ka bindur krerët e skuadrës për të qenë pjesë e skuadrës së parë në Belgjikë./Indeksonline/