75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 26 Shtator 2025 / SH

Bastionet që s’rrëzohen, Hajdari: Domaneku dhe Gllobari garancia e fitores së PDK-së në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, në takimet me qytetarët e Domanekut dhe Gllobarit ka theksuar se rruga e PDK-së është e lidhur ngushtë me qytetarin, përpara dhe pas fushatës.

“Si para fushatës, gjatë fushatës e nesër në qeverisje, hapi ynë është me qytetarin në krah. Politika ekziston për qytetarët dhe veç për ta. Kush nuk e kupton politikën si shërbim, e ka humbur rrugën”, u shpreh Hajdari në Domanek.

Ndërsa në Gllobar, ai theksoi se gjendja aktuale nuk është pasojë e qytetarëve, por e qeverisjes së gabuar:
“Zgjidhjet tona janë për t’ia lehtësuar jetën çdo qytetari. Drenasi nuk ka pse të ngecë mbrapa. Energjitë për ndryshim janë të pranishme dhe ne do t’i kthejmë në shërbim për ta bërë Drenasin më mirë”.