10:03 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bastisen dy lokacione për fajde në Gjilan, arrestohen dy persona

Njësitë e DHKO-së pas hetimeve të zhvilluara, kanë bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjilan për fajde.

Gjatë bastisje në pronat e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë, janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 20 fishekë, një sprej, kontrata të shitblerjeve të ndryshme, dokumentacione tjera me shënime të ndryshme, 3 telefona.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/