Bastisen qelitë e Val Zekës dhe disa shokëve të grupit “Kumanova”, specialët dëmtojnë portretin e nënë Terezës

Nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm Inspektorë policor të mbështetur nga Njësi Speciale të Policisë së Maqedonisë së veriut, kanë zhvilluar bastisje në qelitë e të burgosurit shqiptarë Val Zeka dhe disa shokëve të tij nga Grupi Kumanova, në burgun e sigurisë së lartë në Idrizovë, ku edhe po mbahen ata.
Bastisjet kanë ardhur pa ndonjë shkas e as arsyetim shpjegues paraprak, ndërsa janë shoqëruar me fyerje, nënçmime dhe ngacmime nga ana e Inspektorëve policorë.
Gjatë bastisjeve, inspektorë policorë, kanë dëmtuar qëllimshëm portretin e Nënës Terezë, që ndodhet e vënë në qelinë e Vali Zekajt si dhe kanë fyer e ofenduar figurën e saj, në prani të të burgosurve.
Informacionet për ‘RADIO 1’ i konfirmon vet i burgosuri Vali Zekaj.
Bastisjet kanë zgjatur për 5 orë, respektivisht deri në ora 10:00 e mëngjesit dhe përgjatë tërë kësaj kohe, të burgosurit kanë qenë me duar të lidhura.
Shteti maqedon, nuk ka dalur me ndonjë komunikatë ku do të shpjegonte arsyet e një bastisje të tillë, me përmasa fyese dhe ofenduese ndaj këtyre të burgosurve dhe ndaj figurës së humanistes botërore Nëna Terezë./Njeshi&RADIO 1/

https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Kumanova-Radio-1.mp4?_=1