75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 22 Mars 2022 / A. M.

Bastiset klinika për transplantimin e flokëve në Prishtinë

Hetuesit tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, të asistuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se janë duke kryer bastisje në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.

“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.

Sipas të dhënave publike, biznesi është i profilizuar në aktivitetet e mjekësisë e sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë.

Policia me aksion të bastisjes në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në një ordinancë private në Prishtinë të martën

Aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende, raporton Paparaci. Bastisja po realizohet në objektin e një ordinance private të mjekësisë.

Në vendin e ngjarjes janë parë zyrtarë të policisë para objektit të ordinancës, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata zyrtare për ngjarjen.