75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Bastiset nga EULEX shtëpia e bashkëluftëtarit të Calit

Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Policisë së Kosovës të shoqëruar me Policinë e EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Burimet gjithashtu pretendojnë se supozohet se  do të ketë edhe arrestime.