75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / k.v

Bastiset një shtëpi afër Obiliqit/ Sekuestrohen 4 armë zjarri, pranga 61-vjeçarit (Foto)

Pas marrjes së informatave në rrugë operative, njësitet e stacionit policor të Obiliqit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me autorizim të prokurorit të shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: Një armë të gjatë M-48, dy armë ajrore dhe një armë artizanale.

Personi i dyshuar E.K., (mashkull), 61-vjeç me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”./IndeksOnline/