09:51 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bastiset një shtëpi në Gjakovë, gjenden armë dhe narkotikë të llojeve të ndryshme

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar në Gjakovë. Njëri nga fshati Kramovik dhe tjetri nga fshati Kralan.

Lidhur me këtë rast, policia ka bastisur shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47 me 3 fishekë, një pistoletë me 4 fishekë, 1 pushkë ajrore, 11 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 10 gramë, një paketim i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 486 gram, një peshore digjitale dhe një makinë mekanike për mbushjen e cigareve, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/