10:24 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / k.v

Bastiset një shtëpi në Gjilan, ja çfarë gjeti policia

Janë arrestuar dy të dyshuar në Gjilan, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe janë konfiskuar 53.3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 822 euro, tre telefona mobilë, tri thika, tri peshore, një “grinder”, folie najloni dhe një çantë krahu.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 në rrugën “Haqif Tetova” në Gjilan, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/