75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 05 Shtator 2025 / P M

Bastiset poligoni në Fushë- Kosovë, zbulohen armë ilegale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka kryer një inspektim në një poligon armësh  në Fushë-Kosovë nën dyshimion për shitje ilegale armësh.

Po ashtu janë realizuar kontrolle në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit.

“Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve, duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si edhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar14 leje armëshnë emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikatori automatikut AK-47 dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.