20:27 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Bastiset shtëpia e grabitësit të armatosur që vodhi para në Drenas

Policia e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të bastisjes në komunen e Drenasit.

Bastisja po ndodhë saktësisht në një bllok banesash ku po banonte grabitësi i cili sot nën kërcënimin e armës hyri dhe plaçkiti një institucion mikrofinanciar në Drenas.

Indeksonline më heret pati raprotuar se i dyshuari (me armë) është arrestuar rreth orës 16:00 nga Policia e Kosovës, derisa hetimet për rastin në fjalë ende po vazhdojnë.

“Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkepunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti për Indeksonline. /Indeksonline/