Bastiset shtëpia e llapjanit, Policia i gjen AK 47

Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Peran të Komunës së Podujevës.
Burime të Indeksonline tregojnë që gjatë asaj bastisje është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47.
Të njëjtat burime konfirmojnë se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

