75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Bastiset shtëpia e një gruaje në Prishtinë, i gjendet një kallash dhe 27 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhëresë të gjykatës ka kontrolluar shtëpinë e një gruaje në Prishtinë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një kallash dhe 27 fishekë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Sipas urdhëresës së gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarës femër kosovare, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe 27 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.