75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 22 Tetor 2021 / k.v

Bastiset shtëpia në Istog, sekuestrohet drogë dhe para

Policia ka kryer bastisje në një shtëpi në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Istog.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrolli në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, me ç ‘rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 196.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, 100 euro dhe 50 dollar amerikan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/