75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / LB

Bastisja e banesës së Adil Behramajt, nga Gjykata Speciale është një skandal i paprecedent, thotë Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar për bastistjen e shtëpisë së Adil Behramajt, udhëheqësit të mediumit “Demokracia” nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ky është një skandal dhe se është kërcënim i hapur i gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!”, tha Behrami në një postim në facebook.